Mbrojtësi i Milanit, Philippe Senderos, ka pranuar se rivali i qytetit, Inter, padyshim ka qenë skuadra më e mirë në Serie A këtë sezon, dhe jo rastësisht është shpallur kampion.
“Këtë vit Interi ishte skuadra më e fuqishme, e cila arriti të fitojë pikë të rëndësishme edhe në momentet kur nuk luante mirë. Ky ishte pikërisht dallimi (që e bëri kampion)”, ka thënë Senderos për “Sky”.
Ndërkohë, ish-lojtari i Arsenalit i ka fajësuar lëndimet e shumta të lojtarëve të Milanit për mossuksesin e treguar këtë sezon. “Lëndimet dhe humbja e pikëve janë pjesë e sezonit. Duhet të jetosh me këtë”, ka shtuar zvicerani.