Një gol i vetëm i Lazios ishte i mjaftueshëm për ta kthyer Regginan në Serie B.
Reggina udhëtoi në kryeqytetin italian për ta zhvilluar më herët ndeshjen kundër Lazios në Stadio Olimpico, për shkak të finales së Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet në këtë stadium më 27 maj, ndërsa vetëm fitorja e shpëtonte nga gara për ekzistencë.
Megjithatë skuadra mysafire u mposht me golin e vetëm të shënuar nga Mauro Zarate në minutën e 26-të, kështu që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B.