Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se klubi ka nevojë për disa përforcime për sezonin e ardhshëm dhe ka zbuluar se nerazurët nuk janë larg ta angazhojnë Diego Militon.
“Kemi nevojë për një deri në dy sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës, krahas lojtarëve që do të vijnë nga shkolla e të rinjve. Të gjithë e dinë se ne e duam Milion dhe nuk jemi larg angazhimit të tij. Te argjentinasi gjejmë një lojtar në top-formë”, ka thënë Mourinho.
“Por sigurisht se na duhet kualitet edhe në mesfushë. Këtë vit, disa lojtarë vazhdimisht kanë luajtur atje. Po ashtu kemi nevojë edhe për një mbrojtës i cili din të luajë futboll”, ka shtuar portugezi.