Të shtunën, qindra tifozë të Manchester Unitedit kanë protestuar jashtë stadiumit Old Trafford duke kërkuar nga udhëheqësit e skuadrës që ta mbajnë Carlos Tevezin.
United është shpallur kampion i Ligës Premier një javë pa përfunduar sezoni 2008/2009 pasi ka barazuar pa gola kundër Arsenalit, ndërsa “News of the World” njofton se tifozët kanë protestuar jashtë hyrjes së udhëheqësve të skuadrës duke i lagur ata me birrë, duke gjuajtur shishe dhe duke kënduar për qëndrimin e Tevezit.
Argjentinasi çoi në këmbë të gjithë të pranishmit në Old Trafford në momentin kur u zëvendësua dhe ai i përshëndeti në mënyrën më të mirë tifozët, ndërsa kjo tregoi se sa shumë e duan ata këtë lojtar.
Mundësitë për qëndrimin e sulmuesit te United janë shumë të vogla, mirëpo tifozët e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre që ai të mbetet me Djajtë e Kuq.