Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka barazuar në fushë të Hoffenheimit, për t’ia përkeqësuar vetes punët për titullin e sivjetmë të Ligës elite gjermane.
Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të anësorit francez Franck Ribery (16’), mirëpo vendasit shumë shpejt e barazuan rezultatin me anë të Demba Ba (21’).
Në minutën e 29-të, vendasit madje krijuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Carlos Eduardo.
Krejt çka bënë mysafirët ishte goli i barazimit i shënuar nga Luca Toni pa përfunduar pjesa e parë e lojës (44’).
Me këtë barazim Bayerni mbetet dy pikë prapa liderit Wolfsburg dhe barazohet me pikë me Stuttgartin ( i cili e mposhti Energie Cottbusin), skuadër me të cilën bavarezët do të ndeshen në javën e fundit në Allianz Arena.