Skuadra e dytë në tabelën e Serie A, Milan, ka pësuar humbje nga Udinese duke i mundësuar rivalit të qytetit, Inter, që të shpallet automatikisht kampion i Italisë.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Friuli ndërmjet Udineses dhe Milanit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1.
Udine kaloi në epërsi në minutën e 31-të me anë të Gaetano D'Agostinos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Me të filluar pjesa e dytë (49’), vendasit dyfishuan epërsinë me golin e Cristian Zapatas, pas një goditje nga këndi të D'Agostinos.
Krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Massimo Ambrosini në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).
Me këtë humbje të Milanit mbyllet gara për titull pasi që Nerazzurët shpallen edhe matematikisht kampionë të Serie A edhe këtë edicion.