Mesfushori italian i Romës, Alberto Aquilani, planifikon të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, i cili mbahet në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Aquilani ka pasur një sezon të vështirë si pasojë e lëndimeve dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke u trajtuar, ndërkohë që edhe aktualisht gjendet në Amsterdam për t’u shëruar.
“Qëllimi im kryesor është të luaj në Kampionatin Botëror, dhe për ta bërë këtë duhet të luaj rregullisht për Romën, dhe shpresoj se do ta bëj këtë”, ka thënë mesfushori për “Sky Sport Italia”.