Mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, i cili është i huazuar te Bordeaux është udhëheqës i nominimeve të Union Nationale des Footballeurs Professionnels për lojtarin më të mirë të Ligës së Parë franceze.
Përveç Gourcuffit për këtë çmim janë të nominuar edhe anësori i Lille, Michel Bastos, lojtari i Paris Saint-Germain, Stephane Sessegnon, dhe sulmuesi i Toulouse, Andre-Pierre Gignac.
Të gjithë këta lojtarë janë nominuar për ndikimin që kanë pasur në suksesin e skuadrave të veta gjatë këtij sezoni, si edhe për paraqitjet personale gjatë ndeshjeve të France Ligue 1.