Sulmuesi i ri i Arsenalit, Carlos Vela, pritet t’i bashkohet ekipit të Valon Behramit, West Ham United, si huazim në sezonin e ardhshëm.
Meksikani 20-vjeçar nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një vend të rregullt në ekipin e Arsenalit, pas huazimeve tek klubet spanjolle Celta Vigo, Salamanca dhe Osasuna.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, tash është i gatshëm t’i lejojë atij edhe një largim të përkohshëm, kësaj here për në Upton Park.