Pas humbjes së mbrëmshme nga Valencia, trajneri Juande Ramos thotë se do të dëshironte të qëndrojë në stolin e Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm.
“Të fitojmë ligën tashmë është e pamundshme. Ne luajtëm mirë për 20 minuta, derisa ishim 0-0, por Valencia ishte në gjendje të na nxjerrë nga loja dhe meritoi fitoren. Na mungoi ekuilibri dhe prandaj pranuam disa gola. Po ashtu kemi pasur edhe disa mungesa të lojtarëve”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.
I pyetur rreth të ardhmes së tij, Ramos ka pohuar se dëshiron të qëndrojë me klubin spanjoll edhe në sezonin e ardhshëm.
“Sigurisht që dua të mbetem trajneri i Real Madridit edhe në sezonin e ardhshëm”, ka thënë shkurt spanjolli.