Udinese është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të shënuar fitoren e pestë radhazi, kësaj here ndaj Lazios me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Olimpico të Romës.
Pas një pjese të parë pa gola, Tommaso Rochi dërgoi vendasit në epërsi me anë të golit të shënuar në minutën e 56-të, por shumë shpejt, pas vetëm katër minutash, zëvendësuesi Antonio Floro Flores barazoi vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua (60’).
Gaetano D'Agostino solli avantazhin e parë për mysafirët duke shënuar nga goditja e lirë në minutën e 69-të, para se Fabio Quagliarella të shndërrojë në gol një penalti katër minuta para fundit të kohës së rregullt. Shkaktari i penaltisë, Christian Brocchi, u ndëshkua edhe me karton të kuq në këto minuta të fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Udinese mbledh 51 pikë dhe i është afruar në dy pikë pozitës së gjashtë, ku gjenet Roma, e cila nesër udhëton të fushë të Cagliarit.