Versioni i ri i OpenOffice.org sjell disa përmirësime të vogla në mesin e të cilave më të rëndësishmet lidhen me avancimin e elementeve të paraqitjes grafike.
Organizata OpenOffice.org, e cila merret me zhvillimin e paketës me po të njëjtin emër të aplikacioneve për zyre, ka paraqitur OpenOffice.org 3.1.
Bëhet fjalë për një azhurnim (update) i cili një varg përmirësimesh të vogla për të cilat sipas pohimeve të përfaqësuesve të projektit është dashur të futen apo ndryshohen gjysmë milion kode.
Sipas pohimeve të përfaqësuesve të projektit, versioni 3.0 i OpenOffice.org që prej paraqitjes së saj në muajin tetor të vitit të kaluar është shkarkuar në mbi 60 milionë herë nga faqet e internetit të OpenOffice.org.
Versioni i ri është lëshuar në mbi 90 gjuhë të botës dhe mund të shkarkohet pa pagesë për të gjitha platformat e njohura kompjuterike, prandaj në OpenOffice.org presin rezultate edhe më të mira se më të mëhershmet.
www.openoffice.org