Bayer Leverkusen nuk po mundet kurrsesi të gjejë fitoren në LTU Arena në Duesseldorf (stadiumin e përkohshëm) pasi ka barazuar të premten me rezultat 2-2 ndaj Arminia Bielefeld në ndeshjes e radhës në Bundesliga.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Stefan Kiessling pas 20 minutash lojë, por shumë shpejt, pas vetëm një minute, një goditje e Vlad Munteanu, u devijua nga Manuel Friedrich, që dërgoi topin në rrjetën e vet, për të barazuar rezultatin.
Bayer u duk se kishte kontrollin e lojës, por ishte sërish Bielefeld që shënoi për të marrë epërsinë për të parën herë me anë të Robert Tesche, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.
Patrick Helmes me golin e 20-të të sezonit, ishte ai që ua solli një pikë vendasve, duke shënuar 11 minuta para fundit të lojës.