Nokia ka paralajmëruar trashëguesin e celularit të saj të biznesit E51 dhe e ka emëruar E52. Modeli i ri i është përmirësuar në secilën pikëpamje, e posaçërisht në kohëzgjatjen e baterisë.
Modeli i ri dallohet kryesisht për kohën në pritje të telefonit e cila zgjat gati një muaj, mirëpo kohën kaq të gjatë të baterisë në realitet do ta shkurtojnë mundësitë ai ofron si bartja e të dhënave HSDPA apo navigimi A-GPS për të cilën gjë E52 është i gatshëm, pasi që ka pranues GPS të integruar. Fotoaparati i integruar në këtë celular ka 3.2 megapiksela.
Modeli më i ri i serisë E të telefonave të mençur është bërë me procesor më të shpejtë sesa paraardhësit e tij, niset nga procesori ARM 11 me takt punues prej 600 MHz. Ekrani i telefonit i ka karakteristikat e njëjta sikur edhe në paraardhësin e tij, rezolucion 240 x 320 piksela dhe shfaqje të 16 milionë ngjyrave, mirëpo diagonalja i është rritur nga dy në 2.4 inç.
Çmimi i rekomanduar i këtij celulari si dhe data e saktë e fillimit të shitjes nuk dihen ende.