Kompania Microsoft për disa vjet rresht Bashkimit Evropian i paguan gjoba të mëdha për shkak të mënyrës se si janë programuar disa nga aplikacionet e saj, siç janë Windows Media Player e Internet Explorer, në pozita imponuese brenda sistemit të saj operativ Windows. Duket se as Windows 7 nuk do të jetë pa telashe të tilla.
Nga Mozilla, prodhuesi i shfletuesit të dytë më të popullarizuar, atij Firefox, janë ankuar se Windows 7 sërish i jep përparësi të padrejtë shfletuesit të internetit Internet Explorer nga Microsoft. Akuza të ngjashme dëgjohen edhe tabori i Operas, e cila që një kohë i ankohet Komisionit Evropian për shfletuesin IE të Microsoftit dhe pozitën e tij të imponuar brenda sistemeve operative Windows.
Microsoft kishte paralajmëruar se Internet Explorer do të mund të çinstalohet lehtë nga Windowsi i ri, mirëpo, së paku tani për tani, nuk duket të jetë edhe aq thjesht.
Gjiganti softuerik nga Redmond muajin e ardhshëm do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve të Bashkimit Evropian në lidhje me pozitën e tij monopoliste, derisa për akuzat aktuale të Mozillas e Operas nuk kanë pasur komente.
www.mozilla.org
www.opera.com
www.microsoft.com