Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Wes Brown, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit si edhe në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, si pasojë e lëndimit.
29-vjeçari ka pësuar një lëndim të rëndë me ç’rast mosparaqitja e tij do të vazhdojë p♪7r një kohë të gjatë. Konfirmimin për mungesën e Brown e ka bërë vetë trajneri Alex Ferguson për “Sky Sports”.
Edhe pse këtë sezon Brown ka bërë vetëm 12 paraqitje për Unitedin si pasojë e lëndimeve, ai është lojtar shumë i rëndësishëm për Djajtë e Kuq, pasi që mund të luajë në pozita të ndryshme, qoftë si qendërmbrojtës apo si mbrojtës krahu.