Një suedez njëzetvjeçar është paditur për sulm hakerësh në sistemet operative të NASA-s dhe gjigantit të rrjeteve Cisco, ka njoftuar ministria amerikane e drejtësisë.
Philip Gabriel Pettersson, i njohur si "Stakkato", është paditur për sulm dhe për qasje të paautorizuar në fshehtësitë e prodhuesve, ka theksuar ministria.
Pettersson është paditur për pesë pika për sulm në sistemin kompjuterik dhe rrjet në San Jose, në selinë kaliforniane të Cisco në maj të vitit 2004 dhe vjedhjen e kodit operativ të atij sistemi.
Supozohet se ai ka hyrë pa leje edhe në kompjuterët të cilët i takojnë qendrës hulumtuese Ames të NASA-s dhe njësisë së avancuar për super-kompjuterë në Moffett Field të Kalifornisë, në maj dhe tetor të vitit të njëjtë.
Ministria e drejtësisë ka theksuar se po bashkëpunon me autoritetet suedeze në këtë rast.
Dënimi më i madh për secilën nga paditë për sulm dhe vjedhje të fshehtësive të mbrojtura është 10 vjet burg dhe dënim me para prej 250.000 dollarë.