Legjenda holandeze, Ruud Gullit, beson se sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është arma më e fortë e Bluve në përballjen e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës.
“Ajo që duhet të jetë kryesore në lojën e Chelseat është që topi t’i pasohet sa më shpejt Drogbës. Topi i parë duhet t’i dorëzohet Drogbës, ndërsa Lampard duhet të jetë afër për ta pranuar topin e dytë, si edhe futbollistët anësorë si opsion”.
“Këtu është fuqia më e madhe e Chesleat. Ata duhet të shkaktojnë presion ndaj mbrojtjes së Barcës, sidomos për faktin se mungon Marquez dhe Puyol”.
“Derisa Barca di të luajë vetëm në një mënyrë, Chelsea ka planin A dhe B. Në ndeshjen e parë Chelsea dëshmoi se është skuadër e mençur”.
“Mendoj se Chelsea do të paraqitet me të njëjtën mënyrë të lojës, si në ndeshjen e parë. Ndërsa është shumë me rëndësi që të eliminohen Xavi dhe Iniesta, sepse ata do t’i bëjnë pasimet kryesore drejt sulmuesve”, ka përmbyllur analizën e tij Gullit.