Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Didier Deschamps dhe ish-kapiteni i kombëtares së Francës do të drejtojë klubin francez nga sezoni i ardhshëm.
“Deschamps do të jetë trajneri i ri i Olimpique Marseille për sezonin e ardhshëm. Kampioni Botëror i vitit 1998 nënshkroi marrëveshje dyvjeçare. Ai do ta marrë nën drejtim klubin që nga 1 qershori”, thuhet në deklaratën e ueb faqes zyrtare të Marseille.
Francezi në karrierën e tij kishte udhëhequr Monacon me të cilën arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa për një periudhë të shkurtër drejtoi edhe Juventusin, kur arriti ta rikthejë këtë klub nga Serie B në atë A brenda një viti.