Barazimi i fundit i Romës kundër Chievos thuajse u ka dhënë fund shpresave që Giallorossët të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa njëri nga lojtarët i cili ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, Max Tonetto, është shprehur i pakënaqur me gjendjen aktuale të skuadrës.
“Ky sezon ka qenë skajshmërisht zhgënjyes, edhe nga aspekti personal edhe sa i përket paraqitjes së skuadrës”.
“Fatkeqësisht, nga ana individuale nuk kam mundur të luaj shumë si pasojë e lëndimeve. Kjo do të thotë se nuk kam mundur as të stërvitem rregullisht, prandaj rrallë jam zgjedhur nga trajneri për të luajtur”, ka thënë mbrojtësi për revistën “La Roma”.