Emmanuel Eboue e ka paralajmëruar Mancheter Unitedin se Arsenali është i përgatitur maksimalisht për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Emirates Stadium.
“E dimë se do të jetë një ndeshje e madhe për ne. Është ndeshja më e madhe e sezoni dhe po ashtu ndeshja më e madhe që do të zhvillohet në Emirates këtë sezon”.
“Do të kemi nevojë që tifozët të na mbështesin për 90 minuta, ose 120 minuta”.
“Do të jetë vështirë, sepse ata janë kampionë të Evropës dhe janë kthyer sërish në formën e tyre më të mirë, pasi patën një mini-krizë”.
“Por ne besojmë se mund të arrijmë sukses, jemi të gatshëm për t’ia arritur qëllimit tonë dhe mbi të gjitha do të jetë një ndeshje e madhe”, është shprehur 25-vjeçari për “Sky Sports”.