Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tija në pozita të ndryshme, siç ishte ajo në ndeshjen kundër Arsenalit, mirëpo vetë lojtari është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e tij.
“Nuk mendoj se ishte njëra nga paraqitjet e mia më të mira”.
“Unë e bëra punën time për skuadrën, mirëpo nuk më dukej që ofroja sa duhet në sulm, kështu që shpresoj të përmirësohem javën e ardhshme”.
“Në disa ndeshje është më mirë të luash në atë pozitë (anën e majtë), sepse ke më shumë hapësirë dhe e përcjell gjithë ndeshjen, mirëpo disa herë është më mirë të lush në qendër të sulmit”, ka shpjeguar anglezi për “Sky Sports News”.