Kompania "General Electric" ka paraqitur diskun optik me kapacitet prej 500 gigabajt, respektivisht 100 DVD disqe.
Disku mikroholografik është i të njëjtës madhësi sikur disqet ekzistuese DVD, derisa ai është i dedikuar për arkivimin e të dhënave. "General Electric" beson se edhe përdoruesit e rëndomtë do të mund ta përdornin në playerët shtëpiak, transmeton BBC.
Disqet Blue ray, të cilët shërbejnë për incizimin e filmave me definicion të lartë, aktualisht kanë kapacitet prej 25 deri në 50 gigabajt.
Disqet mikroholografike i ruajnë informacionet në tri dimensione, e jo vetëm në sipërfaqe të diskut, dhe mu për këtë arsye kapaciteti i tyre është dukshëm më i madh.