Adhuruesit e telefonave celularë të kompanisë LG do të mbesin gojëhapur nga modeli më i ri Viewty Smart (LG GC900), i cili është paraqitur gjatë këtyre ditëve.
Bëhet fjalë për një model i cili ka specifika të shkëlqyera. Ka ekran TFT prej tre inçësh me rezolucion 800 x 480 piksela, fotoaparat prej tetë megapikselash me autofokus, lidhje Quad band GSM e HSDPA, GPS...
Telefoni është i pajisur me pamjen S-Class Touch, përmban Wi-Fi e Bluetooth 2.0, mund të riprodhoj dosje audio si dhe video formatet DivX, MPEG4 e XviD.
Memoria prej 1.5 gigabajtësh do të duhej të kënaqë shumicën e përdoruesve, e ata të cilët kjo iu duket pak mund ta zgjerojnë me anë të lidhjes për kartelat e memories microSDHC.
Telefoni do të gjendet në shitje nga muaji maj, e çmimi ende nuk është bërë i njohur.