Samsung për këtë vit ka paralajmëruar shitje prej së paku dy herë e gjysmë më mirë të laptopëve se sa ka qenë në vitin 2008. Në tregun botëror planifikon të shes gjithsej pesë milionë laptopë.
Gjatë vitit 2008, Samsung në përgjithësi ka shitur dy milionë laptopë me të cilën gjë në listën e prodhuesve ka arritur të zë vendin e dhjetë. Nëse përmbushen parashikimet e bëra, Samsung në atë listë do të mund të ngjitej në vendin e shtatë.
Në tregun e netbookëve, prodhuesi korean deri në fund të vitit shpreson të rris pjesëmarrjen e vet nga 5% sa janë tani në 15%.