Faqja zyrtare e internetit të futbollistit serb të ekipit anglez, Manchester United, është bërë shënjestër e hakerëve të “Kosova Hackers Group”.
"KHG" përveç sloganeve me mbishkrimin "United States of Albania" në ueb-faqen e Vidiqit www.nemanjavidic.com ka lënë edhe porosinë "Liverpool Champion" dhe “Viva Republic of Kosova”.
KHG vitin e kaluar ka rrëzuar edhe faqet e dy tenisteve serbe, Jelena Jankoviq e Ana Ivanoviq, si dhe një numër faqesh tjera të institucioneve serbe.