Kompania Asus ka paralajmëruar se laptopët e saj nga seria P do t’i pajis me teknologjinë e kompanisë Intel për mbrojtje nga vjedhjet e hajnave.
Nëse në laptop bartni dokumente të rëndësishme, apo vetëm keni frikë se mund t’ua vjedhin, Asus i është bashkuar tani për tani numrit të vogël të prodhuesve të cilët integrojnë teknologjinë për mbrojtje nga vjedhjet. Bëhet fjalë për teknologjinë e Intel “Anti-Theft PC Protection Technology” të cilën ata do të fillojnë ta integrojnë në laptopët e serisë P dhe atë në modelet P30 e P80.
Kjo teknologji ofron mundësinë që përdoruesi me anë të formës pa tela (wireless) të dërgojë një kod i cili paaftëson kompjuterin e vjedhur dhe i bën të dhënat në disk të palexueshme për hajnat. Nëse ndodhë çudia dhe laptopi kthehet në ndonjë formë, atëherë me fjalëkalimin përkatës kompjuteri aftësohet sërish për punë.