Faqja kryesore e internetit për automjete, Cars.com, ka ndarë çmimin "Best Bets 2009” për dy automjetet e Hyundai-t: Hyundai Santa Fe dhe Hyundai Veracruz.
Në këtë garë kanë mundur të konkurrojnë automjetet të cilat është dashur t’i plotësojnë tre kritere: të kenë notë të “mirë” për siguri në bazë të IIHS (Institute for Higheay Safety), notë mesatare ose të lartë për qëndrueshmëri dhe notë të lartë ekonomike në klasën e vet.
Gjatë vlerësimit janë marrë për bazë edhe vlerësimet dhe testimet e revistave të famshme për automjete, si edhe votat e lexuesve të faqes Cars.com.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, përfaqësuesi i “Hyundai motor Company”, Scott Margason, është shprehur: “Jemi të kënaqur që votuesit kanë zgjedhur pikërisht automjetet tona si më të dëshiruarat për vitin 2009. Në fakt këto dy automjetet i konkurrojnë mjaft njëri tjetrit sa i përket sigurisë luksit dhe kënaqësisë”.