Kompania iSuppli në bazë të disa analizave ka ardhur në përfundim se gjenerata e fundit iPod Shuffle është më fitimprurëse për Apple, së paku sa i përket çmimit të shitjes dhe çmimit të prodhimit.
Çmimi i shitjes së këtij iPod-i është 79 dollarë, ndërsa shpenzimet për prodhimin e tij (materiali prodhues, dëgjueset dhe paketimi) përfshijnë 28% (21.77 dollarë).
Me 57.23 dollarët e mbetur për çdo artikull, Apple paguan shpenzimet tjera të dizajnit, softuerit, patentës, marketingut, transportit dhe shitjes