Prodhuesi bavarez i automjeteve ka fituar tre çmime në garën për brendin më të mirë sipas "Kelley Blue Book’s". Krahas BMW-së nga dy çmime i kanë fituar Toyota dhe Porsche, ndërsa Mercedesi, Nissani dhe Fordi, kanë marrë nga një çmim.
Tre kategoritë ku BMW u shpall më e mirë ishin çmimi për “brendin më cool”, “brendin më të mirë sportiv” dhe “brendin me dizajn më të mirë”.
Vlerësimi për çmimin e parë ka ndodhur për faktin se BMW është automjeti më ‘cool’ edhe për gjeneratën e re edhe për gjeneratën më të moshuar, në fakt të gjithë e shikojnë atë si automjet joshës dhe interesant.
Çmimin tjetër për brendin më të mirë sportiv e ka fituar, sidomos për serinë M të automjeteve, të cilën e përbëjnë M3, М5, М6 dhe së fundmi edhe X5M dhe X6M.
Çmimi për dizajnin më të mirë i dedikohet faktit sepse dizajni i BMW-së është gjithnjë e më joshës për blerësit dhe bën që automjetet tjera të duken keq pranë tij.