Para premierës zyrtare në panairin e automjeteve në Frankfurt, ka ‘rrjedhur’ fotografia e pjesës së përparme të KiA Cee’d, të cilin e ka skicuar ish-dizajneri i Audi, Peter Schreyer.
Ndryshimi më i madh në modelin e ri është në pjesën e përparme- me parakolpin e ri dhe me maskën e bukur.
Me këtë veprim, Cee’d më së miri përshtatet me modelet aktuale (Forte dhe Magentis). Ndërkohë njoftohet se sa i përket motorizimit nuk do të ketë diçka të re, sepse modelet aktuale i plotësojnë të gjitha kërkesat.
Motori me benzinë ka karakteristikat e mëparshme: 1.4 me 109 KF, 1.6 me 122 KF dhe 2.0 me 140 KF. Ndërsa motori me naftë ka këto performanca: 1.6 CRDi me 115 KF dhe 2.0 CRDi me 140 КF.
Detajet tjera do të bëhen të ditura gjatë prezantimit zyrtar në panairin Frankfurt Motor Show.