Se dyqanet e aplikacioneve dhe materialeve tjera për celularë po dalin “si kërpudhat pas shiut” dëshmon edhe lansimi i një shërbimi të tillë nga kompania LG.
Duke ndjekur hapat e Apple, e më pas edhe të prodhuesve tjerë, edhe LG ka hapur dyqanin e vet online të aplikacioneve dhe përmbajtjeve tjera të dedikuara për celularë.
Për fillim, shërbimi do të jetë i qasshëm në Kore, Malajzi, Singapor dhe Australi, mirëpo deri në fund të vitit është paralajmëruar lansimi i tij edhe në tregun e Amerikës Jugore. Tregu amerikano-verior, ku dominojnë Apple e RIM, nuk hyn në planet e tanishme të kompanisë.
Tani për tani në shërbim gjenden 1.400 aplikacione, derisa 100 prej tyre janë pa pagesë. Deri në fund të vitit planifikohet të shtohen edhe 600 aplikacione.