Përkundër përpjekjeve të shumta, Jaguar nuk ka arritur ta ruaj si fshehtësi risinë e vet deri në premierën e madhe e cila do të mbahet sonte në Londër. Një portal interneti, gjoja pahiri, ka publikuar fotografitë, ato zbulojnë tërësisht pamjen e jashtme të automjetit.
Siç edhe është mundur të supozohet, XJ i ri nuk ka pika që ndërlidhen me paraardhësin e tij, mu siç është rasti tek modelet S-Type e XF. Pikërisht XF ka shërbyer si inspirim për krijimin e Jaguarit më prestigjioz.
Padyshim, linja pothuajse kupe është risi absolute, e në të njëjtën kohë për pjesën e prapme do të mund të thuhej se është nuk është sipas traditës së Jaguarit.
Detajet teknike ende nuk dihen, por ato do të na i thotë sonte komiku Jay Leno në premierën solemne e cila mbahet në galerinë Saatchi të Londrës.
Ajo që dihet është se njësitë e para do të fillojnë të shiten në fund të këtij viti, derisa paraqitjen e tij të madhe ky model do ta ketë në panairin e automjeteve në Frankfurt të Gjermanisë.