Prodhimet dhe shërbimet e kompanisë Google gjithmonë janë subjekt i përqeshjes sepse gjenden në “fazën e përhershme eksperimentale”, me fjalë tjera, Google asnjëherë nuk ka dashur të marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe të thotë: po, këto janë produkte të përfunduara, mund t’i përdorni pa frikë. Megjithatë, kjo ka ndryshuar, sepse Google e ka larguar shenjën “beta” nga disa prej produkteve të saj kryesore.
Produktet të cilat janë liruar nga emërtimi eksperimental “beta” janë Gmail, Google Calendar, Google Docs e Google Talk. Me përjashtim eventual të Google Docs, i cili nuk është krejtësisht i përfunduar, në fakt bëhet fjalë për produkte të cilat nuk mund të konsiderohen në versione të hershme testuese, por për produkte të përfunduara.
Megjithatë, me emërtimin e ri ngritën edhe disa çështje! Google produktet e veta i ka ofruar pa pagesë; tani kur nuk bëhet fjalë për versione testuese, a mund të presim që disa prej tyre do të fillojnë të bëhen me pagesë? Duket se po qe besa.
Google Apps, një paketë aplikacionesh e dedikuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ofrohet pa pagesë, por ka edhe versionin më të fuqishëm për të cilët duhet paguar, e prej dje në mënyrë misterioze është zhdukur lidhja e internetit në versionin e saj pa pagesë, për t’u kthyer pak orë më vonë. Se a është rastësi apo jo, gjykoni vet.