Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se John Terry
do të mbetet në Chelsea dhe se kapiteni nuk është në shitje për
kurrfarë çmimi.Në disa ditët e fundit vazhdimisht po
shkruhet për një ofertë astronomike të Manchester Cityt për kapitenin e
bluve. Chelsea ka refuzuar tashmë dy oferta, por spekulohet se City do
të provojë shansin për të marrë Terryn edhe njëherë duke ofruar 45
milionë funte.
“John Terry është simbol i ekipit. Ai do të jetë kapiten në sezonin e
ardhshëm. Ai ka thënë se dëshiron të mbetet këtu përgjithmonë dhe ne
duam ta mbajmë atë përgjithmonë”, ka thënë Ancelotti.
“City interesohet për Terryn, por nuk ka çmim me të cilin do ta shesim.
Terry do të jetë gjithmonë në Chelsea”, ka shtuar italiani.