"AS" njofton se fanella e re e Cristiano Ronaldos do ta ketë numrin 9.Ka
pasur shumë spekulime me numrin që do të bartë superylli portugez, pasi
që numrat e tij të mëparshëm janë të zënë. Numrin 7 (Manchester United)
e bart kapiteni Raul, ndërsa numrin 17 (Sporting Lisbon) e bart Ruud
van Nistelrooy.
Numri 9 është i lirë pas largimit të Javier Saviolas, dhe besohet se do
të jetë pikërisht ky numër që do t’i jepet lojtarit më të mirë në botë
për vitin 2008.
Fanellën e Real Madridit me numrin 9 e ka bartur legjenda Alfredo Di
Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe
superylli brazilian Ronaldo.