Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka
thënë se mbrojtësi brazilian Lucio dhe sulmuesi italian Luca Toni do të
vazhdojnë të jenë me gjigantin gjerman.Që të dy lojtarët
publikisht deklaruan se dëshirojnë të largohen nga Alliaz Arena, por
klubi gjerman duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tyre.
Me ardhjen e Mario Gomez nga Stuttgarti, Luca Toni do të ketë edhe një
konkurrencë për në formacionin startues, dhe pritet ai të rikthehet në
Serie A.
“Luca do të duhet të luftojë për pozitën e tij dhe Lucio po ashtu është
në planet e trajnerit Louis Van Gaal”, ka thënë Nerlinger.