Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, e ka marrë me seriozitet angazhimin e anësorit të Aston Villa, Ashley Young.Barcelona
raportohet se mund të provojë fatin për të bindur Martin O’Neill të
lejojë Young të largohet nga klubi. Young, i cili u zgjodh Futbollistë
i Ri i Vitit në Premier League, mund të përshtatej në mënyrë të
përkryer me ekipin e ri të Barcelonës.
O’Neill kategorikisht mohon largimin e Young, por ndonjë ofertë e
bujshme nga gjiganti spanjoll mund të ndryshojë mendjen e trajnerit.
Barcelona mendon të përfshijë në ofertë edhe mesfushorin Aleksandr
Hleb, për të cilin trajneri i Villas tashmë ka shprehur interesim.
“Young ka qenë impresiv vitin e kaluar. Ai përfundoi sezonin në formë
të shkëlqyeshme dhe është në lojtar të cilin Guardiola e dëshiron. Ende
nuk ka pasur kontakte, por klubi po i bën planet për momentin”, ka
thënë burimi spanjoll për Daily Star.