Sipas "Corriere dello Sport", mbrojtësi i rikthyer te Juventusi, Fabio Cannavaro, i ka thënë drejtorit sportiv të bardhezinjve Alessio Secco, që ta angazhojë mesfushori e Real Madridit, Mahamadou Diarra.
Diarra te Juve do ta gjejë bashkëkombësin e tij nga Mali, Mohammed Sissoko, ndërsa Cannavaro është i bindur që Diarra ka lindur për të luajtur në Serie A.
Reali ka paguar 26 milionë euro për ta transferuar 28-vjeçarin nga Lyoni në vitin 2006, mirëpo për shkak të lëndimeve ai ka munguar këtë sezon, prandaj Mbretërit mund të lejojnë largimin e tij për një çmim më të ulët.