Mos hyni në Lojë nëse nuk dini me lujt Lojen” – është porosia të cilën hakerët e grupit “Albanian and Kosova Hackers Group”, ua kanë përcjellë hakerëve serbë – në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë.
Hakerët shqiptarë nga “Albanian and Kosova Hackers Group”, në këtë mënyrë ua kanë kthyer “borxhin” hakerëve serbë – që ishin paraqitur si grupi “CoNsT”, e të cilët të mërkurën dhe të enjten kanë sulmuar ueb-faqen e Entit të Statistikës së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave – dhe kishin shkruar parulla të llojit, “Kosova është zemra e Serbisë”.
“Boni selam grupit ‘CoNsT’ dhe thuani mos t'jau djegum sikur ‘UJC’-es. KHG ala nuk ka dek, mos na detyroni me ju kthy zanatit te vjeter , kanë porositur hakerët kosovarë, “kolegët” e tyre serbë.
Hakerët shqiptarë kohë më parë kishin thyer ueb-faqen e presidenti serb Boris Tadiq – që ishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore në Serbi – pastaj ueb-faqet e disa ministrive, medieve dhe firmave serbe.