Të hënën Juventusi e ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri si pasojë e shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore, ndërsa italiani ka thënë se ai e ka bërë punën e tij në skuadër dhe i ka fajësuar drejtorët e klubit për mostransferimin e lojtarëve të duhur.
“E kam ditur se do të përfundojë kështu. Por unë jam shumë i qetë sepse e di se e kam bërë punën time”, është cituar Ranieri nga “La Gazzetta dello Sport”.
Ranieri erdhi te Juventus në vitin 2007, pas rikthimit të Bianconerëve në Serie A, ndërsa në të dy sezonet nuk arriti më shumë se pozitën e tretë në tabelë.
Ish-trajneri i Chelseat kishte edhe një vit në kontratën e tij me Juven, ndërsa ekzistojnë spekulime se ai mund ta marrë timonin e Romës.