Juventusi e ka caktuar Ciro Ferraran në postin e trajnerit pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa dy bashkëlojtarët e dikurshëm të tij, Alessandro Del Piero dhe Zinedine Zidane, kanë mbështetur vendimin që Ferrara ta drejtojë Juven.
“Gazzetta dello Sport” njofton se ikona e Juves, Alex Del Piero, ia ka dërguar një mesazh urimi Ferraras, ku thuhet : “Ti je i madh Ciro. Kam qenë kapiteni yt dhe tani do të jem njëri nga lojtarët e tu. Do të fitojmë sërish bashkë”.
Ndërkohë të hënën mbrëma lojtari i dikurshëm i Juves, Zinedine Zidane, ishte në Torino për të participuar në një ndeshje bamirëse, ndërsa edhe legjenda franceze ia ka uruar postin e ri Ferraras.
“Jam i lumtur për Ciron dhe shpresoj që ai do të arrijë t’i fitojë këto dy ndeshjet e mbetura, ashtu që Juve ta konsolidojë vendin e tretë”, ka thënë Zizu.