Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë prej 2-0 në fushën mysafire të West Bromwichit, për të ruajtur me siguri pozitën e dytë në tabelë.
Kapiteni i Të Kuqve, Steven Gerrad e kaloi skuadrën mysafire në epërsi në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë (63’), Dirk Kuyt dyfishoi epërsinë dhe ky doli të ishte edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes.
Të shtunën Manchester Unitedi u shpall kampion i Ligës Premier duke ia pamundësuar Liverpoolit edhe këtë sezon që ta fitojë Kampionatin anglez, dhe krejt çka u mbetet Redsave është pozita e dytë në tabelë, e cila çon në mënyrë direkte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër West Bromwichi me këtë humbje u përshëndet nga elita e futbollit anglez, pasi që edhe matematikisht humbi shanset për të qëndruar në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm.