Massimo Oddo ka pranuar se gjasat që ai të përfshihet në kombëtaren italiane janë po thuajse zero, pasi Marcello Lippi është në kërkim të talenteve të rinj.
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Massimo Oddo, nuk u përfshi në Euro 2008 verën e kaluar nga ish-trajneri Roberto Donadoni, ndërsa nuk është ftuar as nga Marcello Lipi, që kur ai rimori timonin e kombëtares italiane.
“Mundësitë e mia të jem pjesë e kombëtares tashmë kanë përfunduar. Kryesisht sepse kur Lippi u rikthye, kurrë nuk tregoi interesim për mua. Mbase me të drejtë, unë kam arritur një moshe nuk ka disa talente të rinj mjaft premtues dhe Lippi është një trajner i madh i cili e di se çfarë dëshiron dhe mund t’i bëjë zgjidhjet e veta”, ka thënë Oddo.
Oddo, i cili është i huazuar nga Milani, ka bërë 21 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë verës.