Edhe Napoli i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Milanit, Ronaldinho, pasi që agjenti i brazilianit ka njoftuar se ai mund të largohet nga Rossonerët.
Tuttomercatoweb.com njofton se napolitanët dëshirojnë shërbimet e ish-lojtarit më të mirë në botë, sidomos pasi vëllai/agjenti i tij, Roberto De Assis, kishte pohuar se shumë skuadra evropiane janë të interesuara për ish-lojtarin e Barcelonës, dhe se ai do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga San Siro.
Trajneri i Napolit, Roberto Donadoni, ka deklaruar se ai dëshiron lojtarë të mëdhenj në skuadër për të kthyer ‘vitet e lavdisë’, ndërsa njëri nga lojtarët të cilin ia ka rekomanduar drejtorit sportiv Pierpaolo Marino, është pikërisht Ronaldinho.