Sipas numrit të sotëm të gazetës “Corriere dello Sport”, trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së fundjavës kundër Udineses, do ta shpall vendimin e tij për t’u larguar nga Rossonerët, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë Chelsean.
Me një fitore kundër Udines, Milani do ta sigurojë edhe matematikisht një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa pas kësaj garancie, Ancelotti do të njoftojë vendimin për të ardhmen e tij.
Mësohet se ish-trajneri i Parmës dhe Juventusit, me Chelsean do të nënshkruajë një marrëveshje e cila do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2013, ndërsa ai do të fitojë 6.5 milionë euro në sezon.