Menaxheri i Barcelonës, Josep Guardiola, ka përshëndetur të gjithë ekipin pas rikthimit të mbrëmshëm nga një gol disavantazh, për të fituar në fund me rezultat 4-1 ndaj Atletic Bilbao, në finalen e Kupës së Mbretit.
Një gol i hershëm nga Toquero i dha epërsinë Atleticos në ndeshjes e zhvilluar në Mestalla, por Yaya Toure të barazoi që në pjesë të parë, para se golat e Lionel Messi, Bojan dhe Xavi në pjesë të dytë ta vulosin fitoren e Barcës.
“Kurrë nuk mund të dini se si do të përgjigjet ekipi kur pëson aq herët në një finale kundër një ekipi që e dëshiron aq shumë trofeun. Por unë kam një ekip fantastik dhe të jashtëzakonshëm dhe e përgëzoj secilin, jo vetëm lojtarët”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.
“Jemi shumë të lumtur dhe jam veçanërisht i kënaqur pasi ekipi tregoi gatishmëri të japë gjithë mundin e nevojshëm për të arritur sukses, jo vetëm në fushë, por po ashtu edhe në stërvitje, para dhe pas ndeshjeve të vështira”, ka shtuar spanjolli.