Lojtari i Interit, Ricardo Quaresma, i cili zhgënjeu që nga transferimi te zikaltrit dhe po ashtu edhe pas huazimit te Chelsea nuk ka arritur të impresionojë, është në radarin e Benficas.
Sipas mediave portugeze, Benfica është duke e monitoruar situatën e 25-vjeçarit, i cili u kushtoi Nerazzurëve 18 milionë euro kur u transferua nga Porto.
Zikaltrit nuk janë të kënaqur me lojën që ka shfaqur Quaresma dhe janë të interesuar për shitjen e tij, ndërsa skuadra portugeze është duke përgatitur një ofertë ku përveç parave përfshihet edhe mundësia e këmbimit me ndonjë lojtar.