Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është shpallur Lojtari i Vitit në Premier League, nga Asociacioni i Gazetarëve të Sportit.
Sipas gazetarëve, Steven Gerrard është lojtari më i mirë në ligën angleze këtë sezon, duke lënë prapa dyshen e Manchester United, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney. Gerrard to ta marrë shpërblimin më 29 maj, në një mbrëmje gala në Londër.
“Paraqitjet e Steven këtë sezon janë në nivelin më të lartë. Loja dhe dëshira e tij e kanë mbajtur Liverpoolin në luftë për titull në Ligën Premier dhe kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, ka thënë Steve Bates, presidenti i asociacionit të gazetarëve.
“Është e qartë se Steven me të drejtë vlen prej një prej mesfushorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe Asociacioni i Gazetarëve është i kënaqur që do ta shpërblejë kontributin e tij për klubin dhe vendin”, ka shtuar Bates.