Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se Dirk Kuyt gjithmonë do të jetë në ekipin startues të tij dhe e ka krahasuar atë me lepurin Duracell.
Benitez pritet të bëjë disa ndryshime në përbërje gjatë afatit kalimtar të verës, por Dirk Kuyt do të jetë në përbërjen e klubit. Holandezi këtë sezon ka shënuar 14 gola, që është suksesi më i madh i tij në fanellën e Liverpoolit.
“Mund ta thirrni zotëri Duracell, për shkak të stilit të tij të lojës, ai vazhdimisht vrapon. Por kur nënshkruam me të, e dinim se është i tillë pasi këtë e bën tashmë katër vite. Këtë vit ai vërtet ka luajtur mirë, ka krijuar raste dhe ka shënuar gola, por ndoshta kjo është pasi i gjithë ekipi luan mirë”, ka thënë Benitez.
“Atë mund ta shfrytëzoni në shumë mënyra të ndryshme, kjo garanton se ai do të jetë në ekipin startues”, përfundon spanjolli.